Sa deputet fiton Fronti Evropian? GRUBI: 20 +

Sa deputet do të fitojë Fronti Evropian ishte pyetja që sot gazetarët parashtruan pyetje direkte ndaj Ali Ahmetit, por ai tha se BDI-ja do të fitojë bindshëm pasi partia e tij nuk njeh humbje.

Por, pas pyetjeve zv.kryeministri Artan Grubi shkroi në një letër se Fronti Evropian do të fitojë mbi 20 deputet dhe do të jetë fitues absolut përballë VLEN-it.

Nga ana tjetër sot lideri i BDI-së shpalli edhe kandidaturën e Bujar Osmanit për president të Maqedonisë së Veriut i cili do të përballët me Arben Taravrin nga VLEN-i//TS/