Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërrin në aeroportin e Rinasit (VIDEO)

Avioni i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00 të mbrëmjes së kësaj të marte. Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali.


Tirana do të jetë kryeqendra e diplomacisë europiane për dy ditë me radhë ku do të zhvillohet samiti i Ukrainës dhe ai i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Takimin e parë, Zelenskyy do ta ketë me kryeministrin Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e presidentit Zelensky në vendin tonë.

Për mbarëvajtjen e dy samiteve, policia ka ndërmarrë një plan të detajuar masash. Për arsye sigurie duke filluar që nga mbrëmja e kësaj të marte, do të ketë bllokim të rrugësh, ndërsa rreth 1500 forca policie do të angazhohen në terren.

Para mbërritjes në Tiranë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky realizoi një vizitë të paparalajmëruar në Arabinë Saudite. Zelensky ka diskutuar me princin e kurorës Mohammed bin Salman një plan paqeje si dhe kthimin e të burgosurve të luftës nga Rusia.