Policia në Gostivar arreston të miturin nga Shkupi për vjedhjen e një veture

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, dje (26-shkurt) rreth orës 15:45 minuta, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi, i cili dyshohet se një ditë më parë në mënyrë të paligjshme kishte vjedhur një veturë “”pezho 306″” me targa të Gostivarit, e cila kishte qenë e parkuar në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar. Vetura është gjetur dhe kthyer tek pronari dhe pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS