Petrushevski: Vendi nuk është peng i BDI-së

Nga VMRO-DPMNE janë kundërpërgjigjur ndaj idesë së partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend. Në pyetje nga gazetarët se a është vendosur në pikëpyetje cenzusi për zgjedhjen e presidentit, me kushtet e bllokut shqiptar dhe thirrjen e mundshme për bojkot, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski ka thënë se një sjellje e tillë e BDI-së do t’i motivojë edhe më shumë qytetarët që të thonë mjaft.


“Besojmë se kjo sjellje e BDI-së do t’i motivojë edhe më shumë të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e ardhshme të thonë mjaft është dhe se ky vend nuk është peng i BDI-së, siç është sjellur BDI ndaj këtij vendi në 20 vitet e kaluara” – tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.