Për sot nuk ka paralajmërime për bllokim të vendkalimeve kufitare me Greqinë

Për sot nuk ka paralajmërime se vendkalimet kufitare me Greqinë do të jenë të bllokuara dhe përkohësisht të mbyllura nga ana e bujqve grekë.


Siç informoi shefi i Qendrës rajinale për punë kufitare Jug prnaë MPB-së, Sllavço Bogev, gjendja në tre vendkalimet kufitare me Greqinë është e rregullt, përkatësisht deri më tani nuk ka paralajmërime se ndonjë nga vendkalimet kufitare do të bllokohet.

Përndryshe, gjatë ditëve të kaluara, bujqit grekë nga pjesa veriore e vendit e bllokonin vendkalimin Evzoni. Atje në periudhën prej orës 18:00 deri në orën 23:00 lëshoheshin automjete ngarkuese dhe të udhëtarëve në çdo gjysmë ore për dhjetë minuta.

Pardje prej orës 16:00 deri në orën 19:00 ishte i bllokuar edhe vendkalimi Niki, ndërsa në vendkalimin Dojran-Dojrani nuk kishte bllokada.