Pendarovski dhe Siljanovska sërish në garë për president

Zgjedhjet presidenciale po afrohen dhe partitë politike po konfirmojnë kandiatët e tyre për të parin e shtetit. Një ditë para nisjes së mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatë për president dhe deputëtë, partitë publikojnë emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale më 24 prill.


Bashkimi Demokratik për Integrim, njoftoi se kandidati tyre për president do të jetë ministri aktual i Jashtëm, Bujar Osmani. Ali Ahmeti në shpalosjen e kandiatit të tyre, tha se nisin referendumin që presidenti të zgjidhet në Kuvend me dy të tretat e votave.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Bujari ka dëshmuar vetën në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhnjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e rradhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim Presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter”.

Të njejtën kërkesë, që presidenti i vendit të zgjidhet në Kuvend, një ditë më parë e bëri edhe kandidati i VLEN-it për president Arben Taravari.

VMRO-DPMNE edhe njëherë në zgjedhjet presidenciale do të garoj me Gordana Siljanovskën, e cila nuk kishte fituar në zgjedhjet e fundit për kryetar shteti.

Gordana Siljanovska, VMRO-DPMNE

“Dua të shpreh falenderime publike tek koleget dhe kolegët e mi që më bindën, më siguruan se unë jam zgjidhje e mirë për kandidate dhe presidente dhe që në kohë rekord grumbulluan 30 nënshkrimet e nevojshme, pa e ditur unë, kjo më ka impresionuar shumë. Në këto 4 vite për një profesoresh, për një mësuese për demokracinë u tregua se demokracia duhet të mësohet këtu. Ku? Këtu, pikërisht në shkollën e demokracisë”.

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski do të hyj edhe njëherë në garën e zgjedhjeve presidenciale, si kandidat i LSDM-së.