Pas Kurtit, e thotë edhe Taravari: VV-ja nuk merr pjesë në zgjedhjet në RMV

Pas kryeministrit Kurti, edhe kandidati për president nga opozita shqiptare,Arben Taravari ka deklaruar publikuisht se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të merr pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale në Republikën e Maqedonisë.


Taravari këtë deklaratë e ka bërë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“Vetëvendosja nuk është. Lëvizja Vetëvendosje nuk është oficialisht në lista për deputet”, tha Taravri, raporton indeks.mk.

Ai gjatë emisionit u shpreh hapur se koalicioni opozitarë betejën do ta bëj deri në zgjedhje dhe se mundësitë janë të mëdha që ata, (opozita) pas 8 majit të veprojnë ndaras.

U shpreh disa herë se është Aleanca për Shqiptarët ajo që i prinë bllokut opozitarë dhe se e njëjta do ta ketë numrin më të madhë të kandidatëve në listën e përbashkët, sipas tij, 35% e numrave në listë do i takojnë ASH-së. /