Milani pëson humbje ndaj Rennes, por kualifikohet tutje në Ligën e Evropës

Milani ka kaluar në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.


Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli u mposht sonte nga Rennes në ndeshjen e kthimit, por kalon tutje falë fitores 3:0 në ndeshjen e parë.

Përballja e sontme në “Roazhon Park” përfundoi me rezultatin 3:2.

Benjamin Bourigeaud (11′, 54′ penallti, 68′ penallti) shkëlqeu duke realizuar het-trik për vendasit, por që ishte i pamjaftueshëm.

Luka Jovic (22′) dhe Rafael Leao (58′) realizuan për “Rossonerët”.

Milani kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.