Grubi: Opozita nuk ka program – e vetmja tezë e tyre është rrënimi i Ali Ahmetit (VIDEO)

Sipas Artan Grubit të BDI-së, opozita shqiptare dhe kandidati i tyre për president, Arben Taravari, nuk kanë ndonjë program zgjedhor dhe këtë, sipas tij, e kanë pranuar vetë ata. Për këtë arsye, sipas Grubit, opozita është munduar që pikat e programit të BDI-së, t’i prezantojë si të vetat.


“Nuk kanë as ueb faqe, nuk kanë as program, nuk kanë as ide dhe të vetmen tezë e kanë rrënimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së edhe pse Ali Ahmeti dhe BDI i kishte krijuar ata”, tha mes tjerash grubi në Klan Debat me XHumadije Ibraimin.