Gara për president, Taravari dorëzohet: Është e pamundur të fitojë një shqiptar

Edhe pse ditë më parë ishte vet ai që shpalli kandidaturën për president, sonte kreu i Aleancës për Shqiptarët që u shkarkua nga kongresi duket se e ka kuptuar se është futur në një garë në të cilën vet e pranon se do të del humbës.


Arben Taravari sonte në “Debat Plus”në Tv Dugagjini vet e pranoi se është e vështirë, gati e pamundur që një shqiptar të fitojë në garën për president në RMV.

Thotë se mundësitë dhe dëshirat janë dy gjëra që kanë dallim.

“Është vështirë, duke marrë parasyshë se votuesi maqedonas shum rëndë votojnë një kandidat shqiptar. Ekzistojnë gjasa, edhe pse mendoj që probabiliteti është i vogël”, deklaroi ai mes tjerash.