Denion Meidanin së shpejti pritet të zëvendësoj Fatos Rekën, që konsiderohet një nga diplomatët më cilësor që ka patur Shqipëria në RMV.

Ndryshe, Mediani është djali i ish – presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani.

Me herët, Meidani ka mbajtur pozicione në administratën shqiptare, ndër të cilat: Drejtor i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Ekonomise, Drejtor i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Drejtësise, Drejtor i Monitorimit, Kontrollit, dhe Inspektimit pranë Autoritetit të Kontrollit Elektronik dhe Postar, Drejtor i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, etj.