Aubameyang bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Evropës

Pierre-Emerick Aubameyang është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Evropës.


Ky rekord nga sulmuesi nga Gaboni u regjistrua pas golit të shënuar sonte kundër Shakhtar Donetskut.
34-vjeçari tani numëron 31 gola në këtë garë.

Sulmuesi i Marseille shënoi në minutën e 23-të, për të barazuar rezultatin në 1:1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Ndeshja ndaj Shaktharit i takon fazës së “play-offit” në Ligën e Evropës.