Dje në pikën kufitare Bogorodicë është ndaluar një kosovar, i cili ka dhënë për kontroll lejen e vozitjes e cila ishte e falsifikuar.

“Më 11 shkurt 2024, në ora 14:50 në vendkalimin kufitar Bogorodicë, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë SM (25) nga Kosova pasi gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit është konstatuar se i njëjti në inspektim i kishte dhënë leje të vozitjes të falsifikuar. ”, njofton Ministria e Brendshme.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.