Arrestohet një person në Toplicë të Gostivarit, tentoi të merrte një veturë në Gallatë

Dje (26-shkurt) në orën 19:15, në Toplicë të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 26-vjeçarin I.Ç. nga ky fshat për shkak të dyshimit se më datë 6 të këtij muaji ai ishte përpjekur që të merrte një veturë në Gallatë të Gastivarit. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.TS