Ademi: Bujar Osmani, favorit absolut në zgjedhjet presidenciale!

LAJM: Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot prezantoi Bujar Osmanin, kandidat për garën presidenciale. Përse nuk doli vetë Ahmeti në këtë garë, siç u paralajmërua ditën që Taravari shpalli kandidaturën?


Ademi: Z. Ahmeti, siç tha edhe vetë ai, është në super ligë dhe nuk është për të garuar me kandidat lokal. Në kuadër të BDI-së, z.Ahmeti ka në dispozicionin kuadrot e mirëfilltë, një prej më të mirëve është vetë ministri i punëve të jashtme dhe nënkryetari i partisë z.Bujar Osmani dhe padyshim ashtu siç ka ditur mirë t’i udhëheqë betejat kombëtare dhe ndërkombëtare nëpër institucionet ndërkombëtare siç ishte OSBE-ja, Bujar Osmani do të dijë të drejtojë fushatë të mirë, kredibile, të besueshme për të dhe gjithë qytetarët duke shënuar fitore.

LAJM: Besoni se z.Osmani do të kalojë në raundin e dytë?

Ademi: Ne do të bëjmë maksimumin që z.Osmani të kalojë në raundin e dytë, por ajo çka është shumë e rëndësishme është se kandidimi i z.Osmani shkon me një kauzë shumë konkrete. Kauza e BDI-së dhe Ali Ahmetit është që presidenti të zgjidhet nga Kuvendi me dy shumica, pra me 2/3 e votive nga numri i përgjithshëm i deputetëve, por edhe me shumicën e Badenterit me çka presidentit i jep një fuqi edhe më të madhe politike, ekzekutive, duke reflektuar kështu konsenzusin ndërpartiak, një konsensus më të gjërë për shkak se 2/3 kërkohet, por edhe atë ndërentike, për arsyes se komunitetet joshumicë do të duhet të deklarohen me shumicë se janë për një kandidat. Kështuqë z.Osmani paralelisht me betejën e tij për të qenë kandidati i parë shqiptar president i vendit, bën edhe betejën për kauzën e Ali Ahmetit e cila është që presidenti të zgjidhet nga kuvendi, e që në fakt edhe në vitin 2016 e kemi patur në program edhe në vitin 2020 e kemi patur në program, me të gjitha këto detaje që po i them tash, me dy shumica edhe me zv.president që do të jenë të komuniteteve të ndryshme dhe s’ka asgjë më të fuqishme se ideja të cilës i ka ardhur koha. Tani është koha për president shqiptar të zgjedhur në Kuvend.

LAJM: Sa vota prisni t’i merr Bujar Osmani në garën presidenciale?

Ademi: Unë besoj se do të jetë favorit absolute. Sot po e shohim se cilat janë reagimet e mbarë opinionit edhe përskaj asaj se sot janë publikuar kandidaturat tjera, lajmi që Bujar Osmani është kandidat i Ali Ahmetit për zgjedhjet presidenciale është lajmi i parë në media shtetërore.