Gazetari Gazment Saiti tha në “Now me Erla Mëhillin” se një person i cili mund të japë më shumë detaje për personalitetin e Naim Murselit, ëhstë edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli.

Sipas gazetarit Saiti, zoti Pacolli mund të japë më shumë detaje se përse ky individ u bë këshilltar i tij.

Kujtojmë se Naim Murseli i cili porositi vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj, ka qenë këshilltar i ish-presidentit Pacolli, madje ky i fundit ishte edhe kumbari i njërit prej fëmijëve të tyre.

“Një problem që mund ta zgjidhë në këtë ngjarje, për të zbuluar se kush është ky njeri, është edhe vetë zoti Pacolli. Ai duhet të thotë edhe në një moment të vetëm të thotë se çfarë relacioni këshillues i ka dhënë ky njeri Behgjet Pacollit, që ky e ka marrë në punë dhe se çfarë këshillash ka marrë zoti Pacolli nga një individ i tillë që e ka shpërblyer me rrogë. Kjo do ishte shumë e rëndësishme për të njohur personalitetin e këtij individi.