Tottenham po vazhdon me formë katastrofale së fundmi.

Ekipi nga Londra Veriore ka pësuar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit.

Ecuria e tyre tani ka shkuar në gjashtë ndeshje pa fitore, ndërsa para kësaj serie ishte në vendin e parë në tabelë.

Sonte, Tottenham u mposht nga Ëest Ham me rezultat 1:2 në shtëpi, ndonëse ishte duke avancuar fillimisht.
Me këtë humbje, Tottenham tani gjendet në vendin e pestë me 27 pikë, nëntë më pak se lideri, Arsenali.

Në anën tjetër, Ëest Ham gjendet në vendin e nëntë me 24 pikë të grumbulluara.