Ljupço Palevski – Palco, krijuesi, planifikuesi, koordinatori kryesor dhe ekzekutori i drejtpërdrejtë i kidnapimit dhe vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, është privuar nga liria në Turqi, tha sonte ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, transmeton TS

Palevski fshihej në qytetin turk Balikesir dhe aty iu hoq liria nga policia turke.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Spasovski tha se është përpiluar kallëzimi penal prej 100 faqesh kundër pesë personave për rrëmbimin dhe vrasjen e Gjorçevskës dhe 74-vjeçarit Pavle Zhezhovski.

Ministri i MPB-së, gjatë konferencës për shtyp ka publikuar edhe fotografinë e tashmë të arrestuarit në Turqi, Lupço Palevskit./TS