Një sherr me armë të ftohta ka ndodhur në Kosovë, mesditën e sotme.

Mësohet se si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur me thikë disa persona. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në lagjen Kacallarët, pranë parkut të kryeqytetit.

Pamjet e ngjarjes së rëndë janë bërë publike në rrjetet sociale ku shihet edhe momenti i përleshjes.