Prokuroria themelore dhe Ministria e drejtësisë po e përgatisin kërkesën për ekstradimin e Lupço Pallevskit, që ta dërgojnë te autoritetet turke. Me këtë pritet që Palevski, i dyshuari kryesor për vrasjen e të miturës Vanja nga Shkupi dhe Zhezhovskit nga Velesi, të sillet në vendit tonë. Nga prokuroria publike thonë se ata e kanë përgatitur kërkesën për ekstradim.

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi
“PTHP ka përgatitur kërkesën për ekstradimin nga Republika e Turqisë për personin i cili është i dyshuar për dy vepra penale si dhe dy vrasje në mënyrë brutale. Krahas kërkesës për ekstradim, autoriteteve turke do t’i dorëzohet dokumentacioni i plotë i nevojshëm – urdhri për procedurë hetimore ndaj të dyshuarit, vendim me të cilin Gjykata Themelore Penale i caktoi avokat sipas detyrës zyrtare dhe i ka shqiptuar paraburgimin, si dhe urdhrin për lëshimin e fletarrestim ndërkombëtar.”- deklaroi Prokuroria Publike.

Nga ana tjetër ministri Krenar Lloga për TV21 deklaroi se këtë mëngjes menjëherë e kanë nisur procedurën për ekstradimin e Palevskit. Ndërsa e njëjta sot pasdite veçmë përfundoi.

“Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit dhe pasi të përkthehet në gjuhën turke, menjëherë do t’u dërgohet autoriteteve turke, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë dhe veprim nga ana e tyre në një kohë sa më të shkurtër, pas çka Ljupço Palevski do të sillet para organeve të drejtësisë në vendin tonë.”- thane nga Ministria e Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë duhet t’ua dërgojë kërkesën për ekstradim kolegëve turq dhe më pas duhet të bihet dakord për marrjen e tij, që duhet të bëhet nga MPB. Arrestimin e Palevskit e kumtoi mbrëmë vonë ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, i cili tha se Palevski fillimisht ka shkuar në Beograd së bashku me avokatin e tij, e më pas Stefan Dimkovski, anëtar i partisë së Palevskit, përmes Bullgarisë e ka dërguar në Turqi me veturën e tij. Kështu ka tentuar që të mbulonte gjurmët por u arrestua.

“Këto janë fotografitë që na janë dërguar prej atje. Ka marrë një taksi dhe praktikisht e dinim nga burimi se ai mori një taksi për të shkuar në Stamboll, u largua nga Balikesir, është nisur për në Stamboll dhe në një kohë të shkurtër u kthye përsëri, ky është ai simulimi që me shumë gjasa ka menduar se nuk do të zbulohej ne atë mënyrë.”- tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski pret që së shpejti të kryhet procedura e ekstradimit të Palevskit.

“Kur do të përfundojë procedura për ekstradim, pres që kjo të bëhet sa më shpejtë. Ne jemi të gatshëm që në çdo moment ta realizojmë.”- shtoi tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Përndryshe është vazhduar masa e paraburgimit për 4 bashkëpunëtorët në vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit për 30 ditë. Mbrëmë vonë, së bashku me babanë e Vanjës, të dyshuarit dolën para Gjykatës Penale me sigurim të shtuar të policisë, me koka të rruara dhe të veshur me tesha burgu. Është arrestuar edhe vozitësi Dimkovski i cili e ka dërguar në Turqi.