Al-Nassr është rikthyer te fitorja në Ligën Profesionale Saudite, pas humbjes ndaj Al-Hilal javën e kaluar.

Skuadra e drejtuar nga Luis Castro triumfoi sonte ndaj Al-Riyadh, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Ndeshja e zhvilluar në “KSU Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1.

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në formë të lartë në Lindjen e Mesme, teksa sonte kontribuoi me gol në fitoren e Al-Nassr.
Ylli portugez ishte autor i goli të parë (33′), teksa asistoi edhe te goli i dytë i shënuar nga Otavio (45+3′). Dy golat tjerë u shënuan nga Anderson Talisca (67′, 90+4′).

Ronaldo tani numëron 16 gola dhe tetë asistime në kampionatin saudite.

Al-Nassr pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me shtatë pikë më pak se lideri, Al-Hilal.