Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka shkatërruar demokracine dhe pluralizmin dhe se ka kthyer burgun politik.

Nga Kuvendi Kombëtar i PD, Berisha tregoi gjithashtu që ka refuzuar bashkëqeverisjen me Ramën dhe u kthye në non-grata.

“Së bashku ia thyem ëndrrën me bashkëqeverisjes me pseudo pozitë. A kishim kosto ne për këtë? Po! Nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Ramën. Kjo mu propozuar nga kryekëshilltarët e Bashës unë u ktheva në një non-grata. Sot kam një dhëndër të burgosur politik. Ca i mbeti Ramës? tregoi së sytë e të gjithë botës se kush është ai”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se; “Sot, kombi ynë është një komb shpresëhumbur, një komb që vajton të rinjtë që nuk gjejnë të ardhmen në këtë vend, një komb që rënkon sepse trupi i tij është kapluar nga metastazat e krimit, një komb që dergjet pasi është kombi më i plaçkitur ndër të gjitha kombet në Europë.