Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale përshëndeti mbrëmjen e sotme kongresin e SDP që po zhvillohet në Berlin.

Ndërsa ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, Rama është shprehur se Procesi i rinovuar i Berlinit është një nga sukseset e miqve dhe aleatëve në kryeqytetin gjerman.

Më tej në reagimin e tij, kreu i qeverisë së Shqipërisë vlerësoi rolin e kancelarit Olaf Scholz në rigjenerimin e Procesit të Berlinit.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht Kancelarin Olaf Scholz për lidershipin e tij. Procesi i ripërtërirë i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e angazhuar në këtë proces si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Kryeministri Rama.