PSG-ja vazhdon me fitore në Ligue 1

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e tetë radhazi në Ligue 1.

Të udhëhequrit nga Luis Enrique triumfuan sonte ndaj Nantes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” u mbyll me rezultatin të ngushtë 2:1.

Bradley Bracola (41′) dhe Randal Kolo Muani (83′) shënuan golat e fitores për parisienët.
Ndërkaq, golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Mostafa Mohamed (55′).

PSG-ja pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe vazhdon me kryesimin në tabelë.

Nantes ka 18 pikë dhe ndodhet në pozitën e nëntë.