Manchester United ka triumfuar në derbin e javës së 15 në Premierligë ndaj Chelseat.

“Djajtë e Kuq” fituan në shtëpi me rezultat 2:1 në elitën e futbollit anglez.

McTominay kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.

Në fund të pjesës së parë, Cole Palmer barazoi shifrat.
Por ishte sërish Scott McTominay i cili shënoi në minutën e 69-të për t’ia dhënë fitoren shumë të rëndësishme ekipit të tij.

Kësisoj, tani Manchester United shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë.

Në anën tjetër, Chelsea mbetet i dhjeti me 19 pikë gjithsej.