Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se partitë politike kanë arritur marrëveshje që zgjedhjet të mbahen më 8 maj, përkatësisht rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill, kurse rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare të mbahen më 8 maj.

Kovaçevski theksoi se në takimin e liderëve ka pasur konsensus të gjerë për vërejtjet në legjislacionit zgjedhor, përkatësisht në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-OPDIHR-së.

Po ashtu ai tha se LSDM mbrëmë ka marrë vendim për formimin e Frontit Evropian dhe vendimi për caktimin e kandidtatit për kryetar shteti.

Kovçevski theksoi se pas 17 viteve, Maqedonia do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, pas takimit të liderëve u shpreh se janë sjellë tre konkluza dhe se janë dakorduar për datën e zgjedhjeve.

“Sa i përket ndryshimet kushtetuese, qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, është se nuk ka kushte që të ndodhin ato.. Sa i përket çështjes së dytë, këto janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, që do të thotë se ndryshimet do të miratohen në periudhën që vijon. Edhe pse duhet të them se nuk është respektuar periudha gashtë muaj para fillimit të fushatës për procesin zgjedhor. Jemi pajtuar për që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të ndodhin më 24 prill 2024 ndërsa rrethi i dytë të jetë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj, dhe kjo u pranua me konsensus të gjërë”, tha Mickoski.