Interi vazhdon formën e lartë, fiton bindshëm ndaj Udineses

Interi ka regjistruar fitoren e dytë rresht, për të vazhduar me kryesimin në tabelën e Serie A, teksa ka çuar në nëntë ndeshje serinë pa humbje në kampionat.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi sonte ndaj Udineses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 4:0.

Hakan Çalhanoglu (37’ penallti), Federico Dimarco (42’), Marcus Thuram (44’) dhe Lautaro Martinez (84′) shënuan golat e fitores për “Nerazzurrët”.
Interi pas kësaj fitore ka 38 pikë në krye të tabelës, dy më shumë se Juventusi, që mban pozitën e dytë.

Udinese ndodhet në pozitën e 16-të me 12 pikë të grumbulluara.