Është hedhur tashmë edhe zyrtarisht shorti për grupet e Copa America 2024 dhe turneu i verës së ardhshme pritet të jetë i zjarrtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Copa America do të zhvillohet në qershor dhe korrik të verës 2024, me aksionin që do të nisë më 20 qershor dhe do të përfundojë me finalen e madhe më 14 korrik.

Kampionët në fuqi, Argjentina janë shortuar në Grupin A, ku do të luajnë dy ‘armiqve’ të njohur si Peru dhe Kili, ndërsa skuadra e fundit do të jetë fituesi i ‘play-off’-it midis Kanadasë dhe Trinidad dhe Tobago.

Në grupin B, Meksika do të përballet me Ekuadorin, së bashku me Venezuelën dhe Xhamajkën.

Grupi C do të jetë interesant me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do të luajnë me Uruguain, Panamanë dhe Bolivinë.

Megjithatë, Grupi D është cilësuar si ‘grupi i vdekjes’, aty ku është shortuar Brazili, së bashku me Kolumbinë, Paraguain dhe fituesin e playoff-it të kësaj pranvere mes Kosta Rikës dhe Hondurasit.