Naim Murseli, i cili dje para hetuesve ka pranuar se ka porositur dhe paguar për vrasjen e gruas së tij është person publik. E kaluara e tij është në politikë dhe biznes, ndërsa me një shikim të thjeshtë në profilet e tij në rrjetet sociale, vërehet se ai ka qenë prezent kudo nga bota e politikës te ajo e showbizit.

Në profilin e tij në Facebook, Murseli ka fotografi me politikanë të ndryshëm. Nga Behgjet Pacolli, këshilltar i të cilit u raportua të ketë qenë Murseli e deri te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani, Naim Murseli kishte publikuar fotografi me të gjithë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e shumë figura të tjera politike gjenden në profilin e Murselit.

Ai gjithashtu ka fotografi të shumta me personazhe të botës së showbizit, duke filluar nga Dua Lipa e Rita Ora. Më poshtë shihni disa nga fotografitë e tij të marra nga profili i tij në Facebook.