Forcat izraelite kryen një bastisje gjatë natës në qytetin Jenin dhe kampin e tij të refugjatëve në Bregun Perëndimor të pushtuar ditën e djeshme.

Automjetet ushtarake sulmuan qytetin në ofensivën e fundit të Izraelit në rajon, e cila është një përshkallëzim i dhunës që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Sipas Sky News një mjek deklaroi se trupat po bllokonin ambulancat. “Kemi një grua shtatzënë, por po na ndalojnë forcat pushtuese”, tha ai.

Mbeturinat u shpërndanë nëpër rrugë pas bastisjes dhe një apartament mbeti i dëmtuar. Ende nuk dihen më tepër detaje në lidhje me vijimin e sulmeve që forcat izraelite po bëjnë.