Sot, 02.12.2023 në f. Radiovcë-Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë-Njësia Policore Zherovjan i kanë privuar nga liria L.R. (26) nga f. Siniçanë-Tetovë, J.S. (20) nga f. Sellcë-Tetovë dhe L.S. (19) Sellcë-Tetovë. Ata janë kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës “vjedhje e rëndë” në automjet transportues, gjatë së cilës kanë vjedhur më shumë sende. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe të njëjtat i janë kthyer pronarit, kurse personat janë në mbajtje në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.