Një fitore tjetër në transfertë e K.F.”Vëllazërimit” e bën atë akoma të pamposhtur në sezonin vjeshtor duke qenë lider i padiskutueshëm me 25 pikë në dhjetë xhiro të zhvilluara informon Tetovasot.

Ndeshja e sotme u luajt pas anulimit të një jave më parë për shkak të temperaturave të ulëta .
Vëllazërimi ka mposhtur kështu në një ndeshje të vështirë Besën e Çellopekut 2:1 duke përmbysur gjithçka.
Ky është një tjetër rezultat i mirë që ka rezultuar me një fitore me shumë vlerë nga të përzgjedhurit e Sejdi Idrizi dhe Zemri Idrizi që kanë bërë një punë të shkëlqyer në vitin e parë të garimit për shkak se Vëllazërimi, një emër i njohur në futboll pati një periudhë të gjatë ndërprerjeje .Tetovasot.