Tre persona kanë mbetur të lënduar në një vetaksident në rrugën Gjakove-Klinë, saktësisht në fshatin Mrasor.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënsi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Aksidenti sipas Elezajt ka ndodhur rreth orës 13:35, ku ngasësi i makinës e kishte humbur kontrollin.