Dje (20- nëntor) rreth orës 16:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, e kanë arestuar personin O.A. (36) nga Negotina e Gostivarit, i cili më parë ishte raportuar nga 34-vjeçari E.Q. nga i njëjti fshat se ishte përpjekur ta sulmonte fizikisht në kompaninë e tij. Sipas raportit, O.A. gjatë sulmit kishte përdorë një mjet të mprehtë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.TS