Bashkësia ndërkombëtare duhet të shtyjë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza për të ndaluar një krizë humanitare të shkaktuar nga “lufta e shëmtuar e Izraelit kundër civilëve”. Kështu u shpreh mbreti i Jordanisë, Abdullah II, shkruan Al Jazeera.

Në komentet e bëra gjatë një takimi me shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, monarku tha se fuqitë globale duhet ta detyrojnë Izraelin të respektojë ligjin ndërkombëtar për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar që Izraeli t’i dëgjojë thirrjet për të lejuar një rrjedhë të pandërprerë ndihme në enklavë.