Dosja ‘Partizani’/ Mbetet në fuqi masa e sigurisë për Berishën, lirohet dhëndri i tij Jamarbër Malltez

Apeli i GJKKO-së ka vendosur këtë të martë mos ndryshimin e masave të sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili do të duhet të paraqitet në prokurori dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se gjykata ndryshimin e masës së sigurisë për Jamarmbër Malltezin.
Gjykata vendosi për Malltezin, masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi”. Kjo u komunikua edhe nga avokati Genc Gjokutaj, në një deklaratë për mediat.
“Gjykata shpalli vendimin duke miratuar kërkesën e zotit Beirsha dhe duke ndryshuar masën e sigurisë për Jamarmbër Malltezin, duke caktuar masën “Arrrest në shtëpi”. Kjo mbetet një çështje politike”, theksoi ai ndër të tjera gjatë fjalës së tij./abcnews.al