Fundi i nëntorit, deri kur u vendos afati për miratimin e ndryshimeve kushtetuese tashmë po kalon, por kushti për vazhdimin e rrugës europiane të vendit ende nuk është plotësuar. Me këtë e pasigurt është nëse Maqedonia do të gjendet në agjendën e Samitit të dhjetorit të BE-së, për kur u parapa që me plotësimin e obligimit për ndryshimet kushtetuese të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare dhe me këtë të vazhdojmë negociatat. Nënkryetari i KE, Zhozef Borell, i cili mbrëmë pati takim me kryeministrin Kovaçevski, përsëri ka thënë se nëse duam që të bëhemi pjesë e BE-së duhet të sillen ndryshimet kushtetuese.

“Me qëllim të përparimit në negociatat aderuese do të jetë me rëndësi kyçe që të ekzistojë bashkëpunim, që të shmanget ndarja politike dhe të dëgjohet BE. Nuk duhet të ekzistojë ndarje politike për çështjet për BE-në. Nëse dëshironi të shkoni në rrugën e BE-së, atëherë duhet të përfundoni procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe të përparoni në reformat kyçe.”, tha Zhozef Borell, nënkryetarë i KE-së.

Kryeministri Kovaçevski në bisedën me Borell, ka thënë se Maqedonia ka përcaktim të qartë eurointegrues dhe po punohet për vendosjen e standardeve dhe vlerave europiane. Për ndryshimet kushtetuese përkatësisht për atë nëse do të vazhdohen negociatat me BE-në, paralajmëroi se do të bisedohet edhe në takimin e liderëve në të cilin do të duhet të zyrtarizohet data e zgjedhjeve.

“Do të dërgohet ftesë për takim të liderëve deri te të gjithë kryetarët e partive politike parlamentare si dhe deri te kryeparlamentari. Takimi do të mbahet të hënë dhe në të njëjtin do të bisedojmë për eurointegrimin e RMV, do të bisedojmë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe për ndryshimet e Kodit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Eurointegrimi i vendit ishte temë e takimit të sotëm mes ministrit hungarez për punë të jashtme, Peter Sijarto me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksokin, që u mbajt në hapësirat e partisë. Në kumtesën e partisë thuhet se Mickoski ka theksuar se Maqedonia gjatë kohë është jashtë BE-së, por nuk ka asnjë fjalë për plotësimin e obligimit për ndryshimet kushtetuese, që janë të bllokuara pikërisht nga VMRO-DPMNE-ja.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski ka theksuar se Maqedonia shumë gjatë është jashtë BE-së, mes tjerash edhe për shkak të pengesave të pakuptimta dypalëshe me të cilat në mënyrë serioze lëkundet edhe kredibiliteti i procesit integrues dhe me të drejtë rritet ndjenja për kushte të dyfishta kur bëhet fjalë për proceset strategjike eurointegruese”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshimet kushtetuese duheshin të miratohen deri në fund të nëntorit që në dhjetor në Samitin e BE-së të vazhdojmë negociatat, por me ndryshimet e Kushtetutës nuk pajtohet VMRO-DPMNE-ja, të cilët thonë se janë nën diktatin bullgar.