Dje (19-nëntor) rreth orës 13:30 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë një veturë e panjohur ka goditë biçikletën “herkula” të cilën e ka drejtuar 75-vjeçari R.M. nga Tetova dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë.TS