“Deklarimi i Kasamit se nuk do të votoj për ndryshimet kushtetuese pa heqjen e 20% si kategori kushtetuese nuk është diçka e re, këtë e kanë kërkuar edhe parti tjera shqiptare”. Kështu e komenton në një prononcim për PRESSonline.al, ish-deputeti Zudi Xhelili, kushtëzimin e votimit të ndryshimeve dhe pengimin e rrugëtimit euroatlantik të vendit nga Bilall Kasami dhe Lëvizja BESA.

“Por momenti kur përsëritet ky qëndrim nga Bilall Kasami është i papërshtatshëm, duhet të kemi parasysh çfarë ndodhi në Kosovë nga forcat anti-europiane dhe anti-shqiptare. Ndodhitë në Banjska të Zveçanit dhe qëndrimi i VMRO- së kanë ngjashmëri, janë skenarë de-stabilizues për rajonin, prandaj çdo parti shqiptare duhet të kujdeset mos përputhet me planet e forcave pro ruse. Nuk do të kisha dëshiruar asnjë subjekt shqiptar të zhytet në lojëra të tilla. Sa i përket interesit të shqiptarëve jam dakord të bashkëpunojnë mes veti me partitë politike që janë në pushtet, jo me VMRO-në, sepse kjo parti ka qëndrime anti-europiane dhe anti- shqiptare”, shprehet Xhelili.

Edhe nga partia më e madhe në pushtet LSDM-ja e Dimitar Kovaçevskit kanë deklaruar se Hristijan Mickoski është anti Bashkimit Evropian, dhe VMRO-DPMNE është parti anti-perëndimor. ”

Nga LSDM thonë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE, pa argumente mundohen të bllokojnë vazhdimin e rrugës evropiane të shëtit dhe anëtarësimin në BE.

“VMRO-DPMNE nuk mbështet asnjë vendim për integrimin Evropian dhe kanë bërë gjithçka për të rrezikuar të ardhmen evropiane. Mickoski ka organizuar protestë të dhunshme kundër propozimit Evropian, përhapjen e histerisë për gjoja bullgarizim dhe asimilim, përcjell PRESSonline.al

VMRO-DPMNE ka shpërndarë gënjeshtra se gjuha maqedonase mund të jetë dialekt bullgar, dhe se ato se ato nuk votuan për ratifikimin e marrëveshjes FRONTEX, si marrëveshje e parë e nënshkruar në gjuhën maqedonase”.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e mbështesin as Marrëveshjen e Prespës as anëtarësimin në NATO. Mickoski është i vetmi politikan i cili nuk e duartrokitën ratifikimin e anëtarësimit në NATO. Për 11 vjet, VMRO-DPMNE ka mbajtur shtetin të izoluar, jashtë BE dhe NATO, dhe sot është frena kryesore për integrimet evropiane”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.