Platforma për mbështetje të Palestinës nesër pas faljes së namazit të xhumasë në platon para Xhamisë së Murat Pashës në Shkup do të organizoj protestë me moton “MOS HESHT NDAJ MASAKRËS”, për të mbështetur popullin palestinez që i nënshtrohet sulmeve izraelite.
Ftojmë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen demonstratës për të shprehur zërin tonë kundër sulmeve që cenojnë dinjitetin njerëzor dhe cenojnë të drejtat më elementare të njeriut.
Vendi: Shkup – Platoja para Xhamisë Murat Pashë
Data: E premte, 20 tetor 2023
Ora: 13:45

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume