Në lidhje me situatën e vështirësuar të sigurisë në pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit, Ministria e Punëve të Jashtme apelon qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët për momentin gjenden në Izrael që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve të sigurisë së Izraelit informon Tetovasot.
Sipas informacioneve të Ambasadës sonë në Tel Aviv të Izraelit, shtatë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhen në qytetin Vietlem, në Bregun Perëndimor, që nuk është i përfshirë nga ngjarjet aktuale.
Për më shumë informacione, në dispozicion është shërbimi SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrin 075/273-732, si dhe linjat telefonike të Ambasadës në Izrael +972-54-926-7378