Aeroplani i parë me municion amerikan është ulur në Izrael, ka thënë ushtria izraelite.
Vjen pasi SHBA-ja ka thënë se do të dërgojë pajisje të reja të mbrojtjes ajrore, municion dhe ndihmë shtesë për siguri për aleatin e saj për t’u përballur me militantët e Hamasit.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se SHBA-ja po rrit ndihmën ushtarake për Izraelin, raportoi BBC.
“Do të sigurohemi që Izraeli të mos mbetet pa këto asete të rëndësishme për të mbrojtur qytetet e saj dhe qytetarët”, ka thënë ai.
Kurse, një aeroplanmbajtës amerikan ka arritur në Detin Mesdhe. Pozicioni i saj do të pengojë “çdo akter armiqësor ndaj Izraelit” që “të përfitojë nga situata”, ka thënë gjenerali amerikan Michael Kurilla.