Policët e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (8 tetor) në ora 18:30 kanë privuar nga liria 52-vjeçarin nga Gostivari A.S., i cili dy orë më parë ishte denoncuar nga gruaja 37-vjeçare që një natë më parë, kundër dëshirës së saj, e ka dhunuar seksualisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS