“Vrasja e policit në Kosovë”, Mexhiti: Urojmë në normalizim të situatës, ngushëllime familjes Bunjaku

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit, informon POPULLI.mk
Lexoni statusin e plotë:
IZET MEXHITI:
Akti i sulmit të mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës si pasojë e të cilit kanë mbetur të vrarë një polic dhe një është i plagosur, paraqet edhe një provokim i rradhës nga Serbia për shtetin demokratik të Kosovës.
Me këtë veprim të shëmtuar vërehet qartë se kush për çfarë është përcaktuar në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.
Duke vlerësuar rolin e faktorit ndërkombëtar si vlerë e pakontestueshme e paqes, urojmë që sa më parë të ketë normalizim të situatës e cila vazhdon të ngelet e tensionuar.
Është koha për të treguar maturi dhe gjakftohtësi.
Ngushëllime familjes Bunjaku dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!