Universiteti i Tetovës e ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për iniciativën globale ” ”
Universum International College ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për iniciativën globale ” “, Thunderbird School of Global Management, pjesë e së cilës është edhe Universiteti i Tetovës.
Ky memorandum historik për arsimin e lartë, u nënshkrua nga rektorët e 11 institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në prezencën virtuale të dekanit të “Thunderbird School of Global Management” Dr. Khagram. Me nënshkrimin e këtij bashkëpunimi universitetet do t’u mundësojnë studentëve të ndjekin lëndë apo module të klasit botëror me të njohura plotësisht nga Thunderbird School of Global Management e ranguar si shkolla numër 1 në botë për ̈ dhe Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i ranguar si Universiteti numër 1 në SHBA për inovacion.
Thunderbird School of Global Management, përmes partneritetit strategjik me UNI0 Universum International College synon të ofrojë arsim online falas për 140.000 studentë në gjithë rajonin e Ballkanit, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze