Struga dhe Çairi, janë dy prej Komunave që më së paku po i mbajnë premtimet e dhëna në zgjedhjet e fundit lokale, tregon platforma e re e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike, nga ku kanë bërë hulumtime për 14 komuna të drejtuara nga kryetarë shqiptarë.

Kështu, kryetari i Strugës, Ramiz Merko, nuk 93.2% të premtimeve ende nuk ka nisur t’i realizojë, ndërsa gjithsej ka bërë 103 premtimet. Visar Ganiu i Komunës së Çairit, sipas platformës IDEA, ka 49 premtime, por 83.67% e tyre nuk kanë filluar.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të “IDEA-s”, komuna e cila ka realizuar më shumë premtimet e dhëna është Tearca, nga 54 premtimet, vetëm nuk kanë filluar 51.58%.

Erkan Arifi Likovë, premtimet 74, nuk kanë filluar 63.51%.

Ridvan Ibraimi Haraçinë, premtimet 33, nuk kanë filluar 66.67%.

Azem Sadiki Studeniçan, premtimet 26, nuk kanë filluar 80.77%.

Visar Ganiu Çair, premtimet 49, nuk kanë filluar 83.67%.

Blerim Bexheti Saraj, premtimet 193, nuk kanë filluar 79.79%.

Blerim Sejdiu Zhelinë, premtimet 27, nuk kanë filluar 81.48%.

Nuhi Neziri Tearcë, premtimet 54, nuk kanë filluar 51.58%.

Bilall Kasami Tetovë, premtimet 109, nuk kanë filluar 77.06%.

Besnik Emshiu Bogovinë, premtimet 0, nuk kanë filluar 0%.

Isen Shabani Vrapçishtë, premtimet 44,nuk kanë filluar 79.55.

Arben Taravari Gostivar, premtimet 117, nuk kanë filluar 80.34%.

Fatmir Dehari Kërçovë, premtimet 0, nuk kanë filluar 0%.

Hekuran Duka Dibër, premtimet 56, nuk kanë filluar 50%.

Ramiz Merko Strugë, premtimet 103, nuk kanë filluar 93.2%.

Omer Ajdini Drejtor ekzekutiv Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike thotë se po monitorojnë edhe financat e komunave.

“E kemi komunën e Çairit për momentin në të cilat shihet se nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna në platformë, ne nuk themi që nuk kanë punuar aspak por ne flasim për platformën zgjedhore të cilën e kanë pasur. Po ashtu është edhe një komunë tjetër e cila nuk ka realizuar asnjë nga premtimet, unë e di që është komuna e Strugës e cila nuk ka të realizuar asnjë nga premtimet e dhëna në platformën zgjedhore”, theksoi Omer Ajdni, drejtor ekzekutiv i IDEA.

Sa i përket verifikimit të realizimit së premtimeve nga kryetarët e komunave, Ajdini tha se metodologjia bazohet në mbledhjen e të dhënave nga platformat të cilat i kanë pasur kryetarët e komunave në zgjedhjet e kaluara lokale. Siguroi se kanë ndërtuar metodologji të mirë, por të cilën synojnë ta përmirësojnë edhe më tej.