Republika e Maqedonisë së Veriut është vend nikoqir i konferencës ministrore kushtuar ofrimit të cilësisë në arsimin e lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës e organizon me mbështetjen e Sekretariatit të Iniciativës për Reforma Arsimore në Evropën Juglindore- ERI SEE.

Në dy ditët e ardhëshme në Shkup, ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, zëvendësministri i Arsimit të Lituanisë, si dhe mbi 80 përfaqësues të tjerë të institucioneve, institucioneve arsimore dhe shkencore nga rajoni si ekspertë nga Bashkimi Evropian, do të diskutojnë sfidat e arsimit të lartë në rajon dhe veprimet të cilat duhet të ndërmerren për ngritjen e konkurrencës në kornizë më të gjerë.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje, për mysafirët nga vendet tjera, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri hapi konferencën dhe u shpreh se pret që të shkëmbejmë përvoja pozitive dhe shpreson se do të miratojmë konkluzione që do t’i përdorim si udhërrëfyes për krijimin e politikave të ardhshme me të cilat do të përmirësojet cilësia e arsimit të lartë në secilin prej vendeve të rajonit.

“Po flasim për një temë jashtëzakonisht të rëndësishme. Arsimi i lartë cilësor rrit mundësinë për punësim cilësor, gjegjësisht krijon kuadër të përgatitur mirë të cilët punësohet lehtë në pozicione të paguara mirë dhe u përgjigjet në mënyrë përkatëse detyrimeve. Nga ana tjetër, sistemi i arsimit të lartë duhet të ketë funksionin e përmirësimit të cilësisë në arsimin fillor dhe të mesëm, në mënyrë që të sigurojë kuadër mësimor të përgatitur mirë, programe mësimore dhe ndërlidhje të tre niveleve të arsimit”, tha Shaqiri.

Besoj se do të dakordoheni, shtoi ministri Shaqiri, se nuk është çështja nëse duhet ndërhyrë në arsimin e lartë, por ç’farë veprimi na nevojitet dhe duhet të fillojë sa më shpejti, veçanërisht në vendet në zhvillim, kategori të cilës i përkasim shumica prej nesh.
“Për shkak se arsimi, përfshirë arsimin e lartë, është materie e gjallë që ndryshon vazhdimisht. Kjo varet nga faktorë, trende dhe lëvizje të shumta sociale dhe globale dhe ne duhet sistemet t’i përshtatim mе ndryshimet që ndodhin në të gjitha sferat dhe segmentet e tjera, shtoi ministri.

Ministri potencoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kushtojnë vëmendje të madhe cilësisë së arsimit të lartë, veçanërisht në vitet e fundit. Gjithashtu siq tha Ministri Edhe pse, ndoshta institucionet tona të arsimit të lartë mund të mos jenë të ranguara në 500 universitetet më të mira në botë, megjithatë politikat që ne krijojmë me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve të interesuar, efektin e pritur do ta japin në afat të mesëm përkatësisht afatgjatë.
Ministri gjithashtu njoftoi për një sërë arritjesh të qeverisë aktuale në fushën e avansimit të cilësisë së arsimit të lartë dhe shkencës, duke theksuar sjelljen e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, si dhe hapjen e disa institucioneve dhe organeve të reja që veprojnë në këtë drejtim.

Në vend kemi gjithashtu dy institucione relativisht të reja që nuk ekzistonin në të kaluarën – Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor dhe Agjencia për Cilësinë në Arsimin e Lartë, të formuar gjatë 2-3 viteve të fundit. Këto institucione kanë kompetencat e tyre, të pavarura nga ministri, kështu që në një farë mënyre kemi eliminuar dyshimet se si figurë politike, çdo ministër i Arsimit mund të ketë ndikim politik në marrjen e vendimeve që nuk janë në favor të komunitetit akademik dhe shkencor ose mund të dëmtojnë në ndonjë situatë të caktuar, tha Shaqiri, duke shtuar se megjithatë, duhet të bashkëpunojmë sa më shumë  dhe këtë bashkëpunim  ta bëjmë sa më mirë.  Komunikimi i vazhdueshëm na mundëson të zbulojmë sfidat dhe t’i tejkalojmë ato. Ne kemi qëllim të përbashkët – implementimin transparent dhe korrekt të procesit të Bolonjës, konform Standardeve të dakorduara bashkërisht dhe udhëzimeve për ofrimin e cilësisë në fushën evropiane të arsimit të lartë

Aktualisht jemi duke punuar për 4 dokumente strategjike kyçe të cilat janë në favor të ndërtimit të  sistemit kombëtar cilësor për arsimin e lartë dhe të cilat duhet të miratohehen në vitin 2025 – Programi Kombëtar dhe Rregullorja për financimin e arsimit të lartë, si dhe Programi dhe Rregullorja kombëtare për financimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Bartës është Këshilli Kombëtar i Arsimit të Lartë, por aksesueshmëria përsëri është inkluzive,potencoi ministri Shaqiri

Shaqiri tha se vendit i nevojitet mbështetje, jo vetëm nga institucionet, komuniteti akademik dhe shkencor nga vendi, përkundrazi janë veçanërisht të rëndësishme, përvojat e vendeve përreth dhe të Bashkimit Evropian. Potencoi se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut ka gjëra për të ndarë me ju në këtë konferenc si praktika pozitive, veçanërisht në fushën e kujdesit ndaj studentëve, në fushën e mbështetjes së institucioneve shkencore dhe të arsimit të lartë për sigurimin e pajisjeve të reja laboratorike dhe kërkimore, në fushën e financimit të projekteve shkencore me interes publik, dixhitalizimimin .

“ Nga kjo konferencë presë shumë, më e rëndësishme është që të pëforcojmë marrëdhëniet, të bashkohemi për të avancuar sikurse individualisht si shtete poashtu edhe si rajon që mund dhe duhet të jetë konkurrues në hapësirën arsimore globale.