-Si njeri jam i tmerruar, ndjej neveri dhe dëshpërim nga ky akt seksist dhe imoral. Nga kryeministri Dimitar Kovaçevski prisja të paktën distancim nga ajo që bëri Mariçiqi, por fatkeqësisht nuk e mora, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për rastin e djeshëm të përplasjes me akuza mes zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe deputetes Dafina Stojanoska në Kuvend.

Mickoski potencoi se është i habitur dhe pse vetë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiqi nuk ka kërkuar falje.

“Jam i habitur se si ata të cilët e kanë gojën plot me ‘Evropë’ nuk dolën dhe nuk mblodhën guxim të kërkojnë falje për atë që bëri Mariçiqi, përfshirë edhe vetë Mariçiqin. Njeriu që bëri emër me gjithçka, jo me atë që duhet ta bëjë. Më vjen turp, që edhe për një kohë do ta ndajmë skenën politike me këtë”, deklaroi sot Mickoski.