Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë dje (27-shtator) nga ora 08:00 deri në 20:00 ka kryer aktivitete kontrolluese për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet në zonë, në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar 70 shkelje (TE-32 dhe GV-38) tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Pesë shoferë (TE-3 dhe GV-2) kanë tejkaluar me më shumë se 70 kilometra në orë, 26 shoferë (TE-12 dhe GV-14) me 50 deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 48 shkelje të shpejtësisë (TE) në vendbanim, shumica me shpejtësi nga 30 deri në 50 kilometra në orë, si dhe 25 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-21 dhe GV-4).
Të gjithë shkelësve u janë përgaditur parashtresa dhe do të përballen me gjoba nga 45 deri në 400 euro në denarë, varësisht nga shpejtësia e tejkaluar, ndërsa voyitësve më të shpejtë do t’iu revokohe patentë shoferi për shkak të masës mbrojtëse në periudhë prej tre muajsh deri në një vit.TS