Pas lajmit në TS, rriten kontrollet në repartin e syve, Fatmir Xhaferi heshtë, flet drejtori Ilir Demiri (VIDEO)

Pas lajmit në portalin TetovaSot dhe TS.mk për kufizimin e kontrolleve në repartin e syve në Spitalin Klinik të Tetovës, nga 20 kontrolle në ditë sot numri u dyfshua dhe pacientet sa do pak nuk presin më nga 5 ditë në radhë për të bërë kontrolle apo për konsultime me mjkeët Oftalmolog.
Portali TS disa herë tentoi të kontakoj me udhëheqësin Dr.Fatmir Xhaferin se pse deri tani nuk janë bërë kontrolle më shumë, por vetëm 20 kontrolle, ai nuk ju përgjigj thirrjeve telefonike dhe nuk ishte as në ambulantat e repartit të syve në Spitalin e Tetovës.
Nga ana tjetër qytetarët sërish mbeten të pa kënaqur ku disa thonë se prijtet e gjata janë të dëmshme madje edhe të lodhëshme. Sipas një qytetari për TS thotë se disa mjekë ju kanë thënë se më mirë është të viziojnë në ambulantat private se sa të presin radhë në Spitalin e Tetovës.
Nga ana tjetër drejtori Ilir Demiri për portalin TS u shpreh se pas konsultave me udhëheqësinë e repartit të Oftalmologjisë i kanë rritur kontrollet pasi tani më në ambulantë do të punojnë më shumë mjek sa kanë punuar deri tani./TS/